3.5 milione turiste kane frekuentuar Durresin kete sezon

3.5 milion turistë e kanë frekuentuar rajonin e Durrësit përgjatë këtij sezoni turistik.
Ndërsa janë hapur 1300 biznese të reja, duke punësuar 4500 punonjës më shumë në krahasim me një vit më parë.
Të dhënat janë bërë publike nga drejtori i tatim-taksave në Durrës Shkëlqim Fortuzi, i cili deklaron se të ardhurat tatimore për bizneset janë rritur me 15 përqind më shumë, si rezultat i të cilave të ardhurat karahsur me vitin 2011 në degën e tatim-taksave janë rritur me 6.5 milion euro
Problem për vjeljen e të ardhurave nga turizmi kanë qenë bizneset familjare por edhe plazhet private, për të cilat është kërkuar dhe bashkëpunimi i bashkisë së Durrësit, bashkëpunim ky që sipas Fortuzit ka munguar.
Përgjatë këtij sezoni turistik nga ana e tatim taksave janë konfiksuar 25 plazhe private, 250 zhezllone si dhe 26 makineta lojëra fati, të cilat nuk disponinin dokumentacionin e duhur për të zhvilluar aktivitetin.