E Shtunë, 31 Tetor 2026

35 vjet burg për Ben Alinë

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 15:30

Presidenti i rrëzuar tunizian, Zine El Abidine Ben Ali dhe bashkëshortja e tij, Leila Trabelsi, janë dënuar në mungesë më 35 vjet burg, nën akuzat për pasurim të paligjshëm.

Një gjykatës në Tuniz vuri ndaj dy të akuzuarve edhe një gjobë prej 45 milionë eurosh.

Drejtësia tuniziane e akuzon Ben Alinë ndër të tjera për përvetësim të pasurisë shtetërore.

74-vjeçari përmes një avokati i ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka cilësuar procesin të motivuar nga synime politike.

Procesi ishte i pari kundër Ben Alisë dhe klanit të tij. Mbi ta rëndojnë më shumë se 90 padi.

Para një gjykate ushtarake do të trajtohen më vonë akuzat për vrasje, tortura dhe pastrim parash.

Ben Ali dhe familja e tij jetojnë në mërgim në Arabinë Saudite, që prej rrëzimit të ish-presidentit nga protestat popullore në Tunizi në muajin janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›