E Diel, 1 Nëntor 2026

350 të rinj i bashkohen FRPD-së, pas një turi takimesh të n/kryetares Greta Koçi

01-12-2011 / Gazeta 55

Nënkryetarja e FRPDSH-se Greta Koçi ka nisur nje tur takimesh me te rinj ne qytete te ndryshme te vendit. Artistja e njohur, e cila vetëm pak kohë më parë, u zgjodh si numri 2 i të rinjëve demokratë shqiptarë, ka zgjedhur një komunikim të veçantë me rininë e Shqipërisë. Ka qene vete znjsh. Greta që ka kembengulur ne organizimin e ketij turi, ku pervec prezantimit zyrtar me drejtuesit vendor te FRPD-se, do te ndertoje edhe urat e nderkomunikimit strukturor.
Etapa e pare e ketij turi qe do te preke thuajse te gjitha qytetet e vendit tone, ka qene takimi ne Korce. Ideja e vecante e ketij turi, qe shenon nje risi per FRPD-ne, jane takimet e zjnjsh. Greta Koci me drejtues te kryetareve te PD-se ne keto qytete duke sherbyer si nje ure e vlefshme e komunikimit dhe forcimit te bashkepunimit ne mes ketyre strukturave. Me pas, takimet kane vijuar me kryetaret e FRPD-se ne keto rrethe, te grupseksioneve dhe komunave te ndryshme ku jane shkembyer opinione, jane diskutuar problematika te te rinjeve e natyrisht, jane nxjerre edhe konkluzione perkatese. Edhe takimet me drejtues te drejtorive rajonale ne sektore te ndryshem si arsimi p.sh., kane qene mjaft frytdhenese. Ne Korce, 200 te rinj fansa te znjsh. Greta Kocit si artiste, i jane bashkuar edhe politikisht asaj si pjese e FRPD-se.
Qenia e njekohshme e znjsh. Greta Kocit edhe artiste e mirenjohur por edhe nenkryetare e FRPDSH-se, ka dhene mundesine e organizimit unikal edhe te ketij turi. Party me te rinjte, koncerte, bashkebisedime, fotografi me te rinjte por edhe intervista ne mediat lokale te Korces, Ersekes e Pgradecit kane krijuar nje atmosfere shume te kendshme per te rinjte pjesmarres.
Duhet theksuar se edhe rezultatet e ketij turi qe eshte vetem ne hapat e pare, kane qene vertete impresionuese. Ne Korce, 200 te rinj fansa te znjsh. Greta Kocit si artiste, i jane bashkuar edhe politikisht asaj si pjese e FRPD-se. Me te njejtin motiv, edhe ne Erseke jane antaresuar ne FRPD 83 te rinj e te reja, ndersa ne Pogradec i jane shtuar familjes se te rinjeve demokrate edhe 70 persona.
Ajo cfare ka impresionuar te rinjte pjesemarres ne keto takime, ka qene thjeshtesia e komunikimit te znjsh. Gretes, por edhe gatishmeria e saj per te marre persiper zgjidhjen e problematikave qe i kane percjelle demokratet e rinj te PD-se.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›