E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Jagnjenicë edhe tre barrikada të reja

MITROVICE-Në Jagnjenicë janë vendosur tre barrikada të reja si dhe është përforcuar një mëparshme.

Në të gjitha barrikadat, në 19 gjithsej, serbët kanë kryer ritualin e të ashtuquajturës kujdestari por me një numër më të vogël, njofton B92.

Serbët e veriut, njoftojnë mediat e Beogradit se janë të zhgënjyer me Presidentit të Serbisë, Boris Tadic për shkak të apelit të tij rreth barrikadave, ndërsa vendimin rreth këtij apeli pritet ta marrin pas takimit të përfaqësuesve të të ashtuquajturës bashkësi komunash.

Gazeta Beogradit "Danas", shkruan se Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar masa të dhunshme administrative në rast se administrata lokale nuk ja vë veshin, ndërsa “bashkësia” ka thënë se është e gatshme për masa të tjera alternative të rezistencës.

Udhëheqësi ilegalë kanë paralajmëruar se padia kundër Borislav Stefanovicit do të bëhet sapo të merren vesh rezultatet e marrëveshje së sotme Kosovë–Serbi në Bruksel.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›