Fier, ekzekutohet 40-vjeçari me 14 plumba

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit. Nga burimet zyrtare të Policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, bëhet e ditur se në lagjen “11 Janari”, është vrarë me armë shtetasi, Spartak Spaho, 40 vjeç.
Nga të njejtat burime, mësohet se 40-vjeçari është qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë. Viktima është qëlluar me 14 plumba automatiku.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë Leonard Tole dhe Dritan Yzeiri, të cilët gjenden në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin edhe arrestimin e autorëve të krimit dhe zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.