E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomisë diskuton nen për nen buxhetin 2012

TIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave shqyrtoi sot në mbrëmje, buxhetin e vitit 2012 për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

Zv/ministri i Transporteve , Ernest Noka theksoi se "+ministria e transporteve vazhdon të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve të parashikuara për investime publike". Sipas tij, për vitin 2012 do të përfitojë 38.5 miliardë lekë ose rreth 55.2% të totalit të investimeve publike.

"Në buxhetin e vitit 2012 parashikohet që 32.7 % e investimeve publike të jenë investime me financim të brendshëm. Në të njëjtën kohë, ajo zë edhe pjesën më të madhe të financimit të huaj rreth 61.12% të totalit kryesisht me projekte për ndërtim rrugësh", theksoi Noka.

Këto fonde, sipas Nokës, do të shërbejnë për ndërtimin dhe rehabilitimin e 80 km rrugë të rrjetit kombëtar, sistemim asfaltim dhe riveshje të 27 km rrugë, si dhe përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës hekurudhore.

Ndër të tjera, Noka theksoi se gjatë vitit që vjen do të bëhet i mundur edhe përfundimi i ndërtimit të venddepozitimit për mbetjet e ngurta në Qarkun e Shkodrës, i cili do t'i shërbejë një popullsie prej 250.000 banorësh.

"Zgjerimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të furnizimit me ujë nëpërmjet mbulimit me rrjet ujësjellësi në zonat urbane në 92%, të totalit të popullsisë dhe në zonat rurale në 64% është një tjetër objektiv", tha Noka.

Deputetët e opozitës akuzuan ministrinë e Transporteve për ritëm të ulët të punimeve në akset kryesore rrugore. Ata theksuan gjatë debatit se, një pjesë e madhe e akseve rrugore, si Levan-Vlorë, Plepa-Rrogozhinë, ende nuk janë mbyllur pavarësisht se në kontratat e tyre duhet të kishin përfunduar. Në këtë drejtim, zëvendësministri Noka informoi deputetët se këto akse rrugore janë parashikuar të mbyllen vitin që
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›