Berisha: Leka Zogu i Parë, kontribut për lirinë në Shqipëri dhe Kosovë

Ndarja e nga jeta e pretendentit për Fronin Mbretëror, Leka i I, Kryeministri Berisha zhvillon homazhe pranë rezidencës mbretërore
Kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten zhvilluan dje në mbrëmje homazhe pranë rezidencës mbretërore në nderim të Leka Zogut të Parë. Berisha shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta e Pretendentit të Fronit Mbretëror, ndërsa e vlerësoi atë për kontributin e dhënë për lirinë e shqiptarëve. “I shpreh ngushëllime familjes Mbretërore. Vdekja e Leka Zogut të Parë është një humbje e madhe. Leka Zogu ka qenë mbështetës i lirisë së shqiptarëve. Nderim për kontributin e tij në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës. Sot shqiptarët janë të bashkuar për humbjen e Leka Zogut të Parë”- u shpreh Berisha, pas vizitës ngushëlluese tek Familja Mbretërore.
...