E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS, garon Shkëlqim Meta e Nikoll Hoti

Shkëlqim Meta është kandidati më i ri për postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Pasi ka humbur në vitin 1999 përballe Fatos Nanos dhe në vitin 2007 përballë Edi Ramës, Shkëlqim Meta deklaron se në Kongresin e 29 gushtit do të depozitojë edhe kandidaturën për kreun e partisë më të madhe të opozitës.
Duke e cilësuar procesin zgjedhor të vitit 2007 si një proces të manipuluar, Shkëlqim Meta deklaron se ka dyshime se edhe ky proces do të manipulohet, por megjithatë ka besim në suksesin e tij. Por mesa duket pushteti i kryetarit të PS ka ngjallur edhe ambicien e socialistëve të thjeshte. Nikoll Hoti i cili është bërë anëtar i PS në 18 janar të këtij viti kërkon gjithashtu të kandidojë për postin e kryetarit të partisë.
Deri më tani në gare për postin e kreut të PS janë shpallur Edi Rama, Arben Malaj, si dhe dy kandidatet e tjerë Shkëlqim Meta dhe Nikoll Hoti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›