E Diel, 1 Nëntor 2026

354 të vdekur nga aksidentet rrugore në një vit

Rrugët shqiptare në një vit, i ka marrë jetën 354 personave ndërkohë që kanë gjymtuar 1540 të tjerë. Alarmi për bilancin tragjik është dhënë nga OBSH-ja ku 27 % e viktimave ishin të plagosur kur kanë humbur jetën nga pakujdesia në dhënien e ndihmës së parë.
 

Për të evituar këtë fenomen, ministria e shëndetësisë dhe OBSH-ja kanë organizuar një takim senisibilizues që në rast aksidentetsh ndërhyrja të jetë profesionale dhe jo e rastësishme.
 

Vdekshëmëria nga aksidentet rrugore ka rritje me 30% krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë dhe OBSH-së aksidentet kanë prekur shtesat e varfra dhe 76% e të aksidentuarve janë fëmijë ose të moshuar. Ndërsa kostoja e aksidenteve rrugore e llogaritur nga ministria e shëndëtësosë është 106 milionë euro.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›