E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e të drejtave të kafshëve kundër vrasjes së qenëve

Shoqata e të drejtave të kafshëve jep alamrin për vrasjen e qenëve të rrugës. Sipas kësaj shoqate bashkia po abuzon me qentë e rrugës të cilët mblidhen natën, futen në kuti dhe nuk dihet se ku përfundojnë. Përfaqësuesja e kësaj shoqate Pezana Rexha thotë se qentë me justifikimin se sterilizohen përfundojnë ose të vrarë ose për eksperimente.
 

Sipas saj, pushkatimi i kafshëve me armë zjarri deri te eliminimi me anë të djegies janë praktika të frikshme që u bëhen kryesishtë qenëve.

Duke kërkuar bashkëpunim me institucione të ndryshme publike dhe jo publike për gjetjen e një strehëze për këta qenë, shoqata ka paralajmëruar një manifestim ditën e mërkurë përpara bashkisë së Tiranës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›