E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samit per krizen. BE synon nje qendrim per Greqine

Bashkimi Europian mblidhet të diskutojë  krizën e borxhit. Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy thirri një takim urgjent me zyrtarët e lartë që merren me krizën e borxhit brenda eurozonës, në një përpjekje për të ndaluar mosmarrëveshjet në lidhje me pakon e dytë të shpëtimit për Greqinë.

Në takim merr pjesë kreu i ministrave të Financave të eurozonës Jean Clod Junker, kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Clod Trishe dhe presidenti i Komisionit Evropian, Joze Manuel Barroso. Sipas zëdhënësit të presidentit Rompuy takimi ka për qëllim koordinimin e  qëndrimeve mes vendeve anëtare të bllokut. Sipas tij fjala nuk është për një "takim krize", por vijon shqetësimin e tregjeve për shkak të lajmeve jo të mira nga Italia.

Aksionarët kanë frikë se ky mund të jetë vendi i radhës që do të përfshihet nga kriza e thellë financiare. Takimi reflekton shqetësimet se kriza mund të përhapet edhe në shtetet më të mëdha të eurozonës- përfshirë Italinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›