E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, takim urgjent për krizën e borxhit

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompej ka kërkuar sot një takim urgjent me zyrtarët e lartë që merren me krizën e borxhit brenda eurozonës, në një përpjekje për të ndaluar mosmarrëveshjet në lidhje me pakon e dytë të shpëtimit për Greqinë.

Në takim pritet të marrë pjesë kreu i ministrave të financave të eurozonës Zhan Klod-Xhanker, shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trishe dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Takimi reflekton shqetësimet se kriza mund të përhapet edhe në shtetet më të mëdha të eurozonës, përfshirë edhe Italinë.

Bisedimet urgjente vijnë para një takimi të rregullt të ministrave të financave të eurozonës, që është planifikuar për sot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›