E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen Guvernatori i Bankës Kombëtare të Zvicrës

ZVICER - Guvernatori i Bankës Kombëtare të Zvicrës, Philipp Hildebrand dha dorëheqjen e parevokueshme të hënën.

Ai ishte përfshirë në një skandal abuzimi me detyrën, pasi bashkëshortja e tij kishte këmbyer një shumë të madhe frangash në dollarë me një kurs këmbimi më të mirë, tre javë përpara se monedha të zhvlerësohej me një vendim surprizë të BKZ-së.

Pak ditë më vonë, bashkëshortja e tij riktheu në franga shumën prej 504 mijë dollarësh, të investuara më pas në blerjen e një prone. Më parë, Hildebrand kishte refuzuar të dorëhiqej, duke theksuar se nuk kishte thyer asnjë ligj.

Së shpejti, Guvernatori do të dalë në një konferencë për shtyp, por duket se ai do të justifikojë vendimin e dorëheqjes me përgjegjësinë morale.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›