E Diel, 1 Nëntor 2026

3G ne Shqiperi rrezik per krijim monopoli

17/09/2010Tregu dhe cmimi i telefonise celulare

Cmimet e telefonise celulare ne Shqiperi ndodhen ne mesataren e vendeve te rajonit por ende mjaft te larta ne raport me cmimet ne vendet e BE-se. Hyrja ne treg e operatorit te katert pritet te ule tarifat ne masen 10 per qind. Ne cdo 100 banore te Shqiperise ka 130 telefona celulare. Shifra eshte zyrtare e marsit te ketij viti dhe vjen nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave Drejtori i ketij autoriteti Pirro Xhixho thote per Deutsche Welle-n se kjo shifer eshte jo vetem tregues i deshires se shqiptareve per te komunikuar por edhe i tarifave te perballueshme qe ofron tregu i telefonise celulare ne Shqiperi. Futja kete muaj ne tregun e telefonise celulare te operatorit te katert kompanise shqiptare Plus communication krahas tre operatoreve te tjere AMC partnere e Deutsche Telecom-it kompanise britanike dhe asaj turke Eagle Mobile dhe Vodafonit do te ndikoje ne uljen e metejshme te tarifave. Prania e nje operatori te katert ne treg sjell nje alternative plus. Ligji i tregut eshte sa me shume konkurrente aq me mire u sherbehet konsumatoreve aq me shume alternative sherbimesh ofrohen dhe pa dyshim kjo shkon edhe ne dobi te cmimit thote Piro Xhixho.

Tregu publiku dhe cmimet

Shpresat per funksionimin e ketij ligji dhe uljen e cmimit jane te lidhura me nje treg qe filloi te funksionoje ne vitin 1996 me AMC operatorin e pare kombetar te telefonise celulare. Sot ky treg numeron me shume se 4 milione abonente me tarifa cmimesh qe kane ardhur ne uljeve nga nderhyrjet e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Raporti i ketij viti i AKEP-it tregon se cmimet jane ulur me 40 per qind ne krahasim me vitin 2008. Nje konsultim i ketij autoriteti me operatoret e telefonise celulare me publikun dhe grupet e interesit qe mbyllet ne fund te ketij muaji synon uljen e metejshme te tarifave. Ne konsultim do te paraqitet modeli i llogaritjes se kostos ne telefonine celulare qe ka ofruar pales shqiptare kompania britanike e konsulences Inter Connection Communication. Duke treguar qellimin e ketij konsultimi z. Xhixho ve ne dukje Ky konsultim behet per te marre feedback-un e fundit nga aktoret e tregut qe me pas te kalojme ne fazen e implementimit te ketyre dy modeleve pasi AKEP-i ka kompetencat ligjore qe te detyroje operatoret te ofrojne sherbime jo shume mbi kosto por rreth 17 per qind. Mbi kete baze kompanite duhet te vendosin cmimet. Duke aplikuar kete model te llogaritjes se kostos kombinuar me hyrjen ne treg te operatorit te katert Plus Communication pritet qe vitin e ardhshem cmimet te ulen me 10 per qind dhe do te arrijne ne nje ulje prej 60 per qind ne 2013. Por Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve mendon se cmimet duhet te ulen pa humbur kohe pasi jane shume te larta. Cmimet jane shume mbi koston. Investimet tanime jane bere te vjetra dhe e kane nxjerre koston e tyre. Numri i madh i abonenteve me cmimet e sherbimeve u sjellin fitime te jashtezakonshme thote Altin Goxhaj drejtor i kesaj zyre. Por tarifat aktuale te telefonise celulare ne Shqiperi nuk jane jashte vemendjes se BE-se. Kompania Cullen International eshte kompania qe ofron te dhena per autoritetet perkatese te BE lidhur me nivelin e ketyre tarifave. Ne baze te tyre Shqiperia eshte klasifikuar si nje vend ku keto tarifa jane ne nivel mesatar ne raport me rajonin e Ballkanit. Cmime me te larta se Shqiperia ka Turqia dhe Bosnje- Hercegovina. Kurse me te lira i ka Maqedonia Mali i Zi Kosova Serbia. Ndersa Kroacia eshte me trafik abonentesh me te ulet se Shqiperia thote z. Xhixho.

Marreveshje per monopol cmimesh

Drejtori i AKEP-it perjashton cdo gjase per marreveshje mes operatoreve ne Shqiperi te telefonise celulare per te mbajtur cmime te larta apo cmime monopol. Argumenti i tij kryesor eshte konkurrenca mes vete operatoreve per te fituar terren ne treg dhe marre sa me shume abonente. Nuk mund te kete marreveshje. Hyrja e operatorit te katert heq cdo mundesi trondit perfundimisht zoterimin e tregut nga nje politike dypoleshe ose monopoli ne cmime.

3G ne Shqiperi - Rrezik per krijim monopoli

Por nje tender qe qeveria e Tiranes ka hapur per te ofruar me 125 milione euro licencen e sherbimit te njohur si G3 rrezikon te krijoje nje monopol. Ne tender pritet te marrin pjese 4 operatoret e telefonise celulare por vetem njeri prej tyre do ta fitoje ate. Altin Goxhaj nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit thote Keshtu do te krijohet nje monopol ne tregun e telefonise celulare qe do te demtoje konsumatoret do te diskriminoje qindra mijera prej tyre qe nuk do te kene sherbimin 3G. Nga ana tjeter Shqiperia po mbetet perhere prapa ne fushen e teknologjise se sherbimeve qe ofron telefonia celulare. Gjermania apo aplikon tani 4G kurse ne Shqiperi ende diskutohet per licencen 3G Zyra e Mbrojtjes se Konsumatoreve po pergatit nje peticion drejtuar qeverise qe licencen 3G te mos ia jape vetem njerit prej 4 operatoreve te telefonise celulare.

Marre nga Deutche Welle

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›