Dosja Vokshi kerkohen adresat e pronareve te truallit
16/09/2010Prokuroria shprehet se do te merren ne pyetje ne lidhje me kontratat
Mbeten ne vend hetimet pas deshmive te Tartarit
TIRANE- Hetues te Prokurorise se Tiranes shprehen se gjate kesaj jave nuk kane mundur te gjejne adresa te sakta apo numra kontakti te anetareve te familjes Shara si dhe disa personave te tjere qe jane perfaqesues te disa familjeve qe kane ne pronesi siperfaqen tokesore e cila ndodhet poshte diges se Liqenit Artificial. Pergjate ketyre diteve prokurore dhe hetues jane perpjekur per te kontaktuar me keta persona por deri tani asnjerit prej tyre nuk i eshte gjendur adresa e banimit. Hetues te njesise antikorrupsion jane shprehur se pronaret e tokes do te merren ne pyetje me shpresen se nga ata mund te nxirret ndonje e dhene e cila do i sherbeje organit te akuzes per thellimin e hetimeve ose jo per dosjen e kompanise Vizion Construction ku administratore te saj jane 5 biznesmene qe aktualisht kane dhene deshmine e tyre ne prokurori. Prokuroret thane se pronaret e tokes do pyeten ne cilesine e personit qe kane dijeni mbi ngjarjen si dhe nese ata kane mundur te kontaktojne me ndonje nga biznesmenet e kompanise Vizion Construction per shitjen e truallit si dhe per percaktimin e cmimit te siperfaqes tokesore. Lidhur me keto pyetje por dhe per disa paqartesi te tjera hetuesit e Task-Forces kane planifikuar qe javen e ardhshme te marrin ne pyetje pronaret e ligjshem te tokes ku do ndertoheshin pallatet 30-kateshe. E vetmja problematike aktuale per ta eshte mosgjetja e adresave te banimit te ketyre personave me qellim njoftimin e tyre per te deshmuar ne organin e akuzes. Pikerisht ne kete te fundit tre dite me pare deshmoi bashkejetuesi i deputetes Albana Vokshi biznesmeni Arjan Tartari se i ka dhene 20 per qind te aksioneve biznesmenit Dritan Avllaj me qellim studimin e zones ku do te ngriheshin pallatet 30-kateshe si dhe marrjen e lejes se ndertimit. Nderkohe Dritan Avllaj ne deshmine e tij ka hedhur poshte nje gje te tille duke pohuar se ai kishte bere vetem biznes dhe jo afera korruptive.