E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 'JO' të Greqisë, me të cilat Papadhimos shkon në Bruksel

BRUKSEL - Me mbështetjen e lidereve politikë të vendit, Antonis Samaras, Jorgos Papandreu dhe Jorgos Karaxhaferis, ka shkuar Kryeministri grek Lukas Papadhimos në Bruksel, për samitin e rëndësishëm.

Dje në takimin me udhëheqësit politikë, Papadhimos gjeti konvergjencë absolute për vazhdimin e negociatave mbi reduktimin e borxhit grek.

Edhe edhe pse zyrtarisht problemi grek nuk është në rendin e ditës të Samitit të Brukselit, pritet të ushtrohet një presion i fortë mbi kryeministrin Papadhimos.

Megjthatë z. Papadhimos dhe krerët politikë ranë dakord mbi ato kushte, që Greqia nuk i pranon.
Ato janë: 

-Plani për kujdestarinë financiare të Greqisë
-Ulja e pagës së 13 dhe 14
-Ulja e pagës minimale 

Fokusi i Samitit, do të jetë marrëveshja e re financiare finalizimi i krijimit të ESM (Mekanizmit Evropian për Stabilitet).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›