Shkarkimi i Spahiut, nis punën komisioni hetimor, Alibeaj: Verifikim fakteve
TIRANE - Komisioni hetimor u mblodh sot për nisjen e procedurave të shkarkimit nga detyra të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Komisioni do të hetojë punën e kryer nga Spahiu në KLD, brenda një afati 3-javor nga momenti i miratimit të tij.
Kryetari i komisionit është anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarët e tjerë janë Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli, që i përkasin mazhorancës. Opozita nuk është e pranishme në këtë komision, pasi ka shprehur votën kundër në seancën plenare.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë, kryetari Alibeaj theksoi se komisioni hetimor nuk ka si qëllim t’i kundërvihet individit, por të verifikojë faktet dhe provat.
“Ky komision është shembull për funksionimin e komisioneve. Objekti i komisionit është verifikimi i fakteve dhe provave.” - deklaroi Alibejaj, ndërsa theksoi se opozita duhet të marrë pjesë në këtë komision.
Mazhoranca ka akuzuar nënkryetarin e KLD-së për shkelje të ligjit, duke cënuar dinjitetin e institucionit që ai drejton, ndaj dhe ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Ky komision u miratua në Kuvend katër ditë më parë, vetëm me votat e mazhorancës.
(er.nu/BalkanWeb)