Liqeni i Paskuqanit park kombëtar, banorët në panik për shtëpitë
Tiranë- Publikimi i planit të ri rregullues të Tiranës, i cili parashikon shdërrimin e liqenit të Paskuqanit në park kombëtar, ka shkaktuar frikë tek banorët që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në zonën praën këtij liqeni.
Ata i tremben shkatërrimit të banesave të tyre si pasojë ë zbatimit të këtij projekti. Gjatë komunikimit që kemi patur me disa banorë të kësaj zone, te cilët nuk pranuan tu bëhej publik identiteti, del ne pah shqetesimi që ata kanë në rast zbatimi të këtij projekti.
Të pyetur nëse shtëpitë e tyre janë ndërtesa pa leje, ata përgjigjen se të gjitha banesat në këtë zonë, duke perfshire edhe dy banesat qe u shemben nga policia pa dhënë asnjë sqarim, janë në proces legalizimi. Shembja e dy shtepive dhe mosdhënia e asnjë sqarimi për shembjen e tyre, ka ngjallur frikë tek banoret se një ditë të afërt do te shemben edhe shtëpitë e tjera.
Edhe pse nuk ka një afat për fillimin e punës për zbatimin e projektit, banorët kërkojnë që me nisjen e tij të parashikohet edhe sistemimi i tyre në një vend tjetër, duke mos ngurruar të paralajmërojnë se do të hidhen në protesta nëse neglizhohet strehimi i tyre.
Nevruz Shquti/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Shtëpitë e shkrumbuara, banorët protestë për rindërtimin e tyre Korçë- Banorët e lagjës 6 të qytetit të Korçës kanë...
- Tiranë: Liqeni me statusin e Parkut Natyror Rajonal Sipas një projekti që po përgatit Bashkia e Tiranës në...
- Elbasan- Përmbyten nga ujërat e zeza, banorët në protestë Elbasan- Shtëpitë e lagjes “5 Maji” në Elbasan përmbyten sa...