E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 celularë kapen në burgun e Burrelit, nuk dihet autori

Celulare janë kapur në qelite e burgut të Burrelit, pas nje kontrolli te ushtruar ne cdo sektor. Sipas burimeve, janë kapur katër celularë, ndërsa ende nuk dihen ende se kujt i përkasin. Burimet thone se ato jane kapur ne qelite e te denuarve. Pikerisht ne kete zone jane ushtruar dhe kontrolle te shpeshta nga regjimi i brendshem i ketij burgu, pasi aty gjithnje jane shfaqur probleme te ndryshme me futjen e sendeve te paligjshme brenda.

Kontrolli u ushtrua ditën e sotme, por burimet nuk saktesojne se cila ka qene menyra e futjes se tyre atje, kur dihet se rregullorja kerkon qe te kryhen kontroll i imte ne pakot qe u sillen te denuarve nga te aferm te tyre qe tek porta e burgut.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›