Slloveni: Trupat në Afganistan, tërhiqen deri në tetor

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se planifikohet që trupat e vendit të tij në Afganistan, do të tërhiqen deri në muajin tetor.
Këtë deklaratë ai e bëri para reporterëve në Lubjanë, pas një takimi të qeverisë së Sllovenisë.
Anëtare e NATO-s, Sllovenia, në Afganistan ka 89 ushtarë që shërbejnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan dhe janë të angazhuar në stërvitjen e forcave të sigurisë së këtij vendi.