Librazhd, mbytet në Shkumbin 16-vjecari
LIBRAZHD- Mbytet në ujërat e lumit Shkumbin një 16-vjecar nga Librazhdi. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit.
Viktima me inicialet A.V 16-vjec ishte nga Qukësi dhe dyshohet të jetë mbytur pasi nuk dinte not. Ai ka qënë duke u larë së bashku me shokët, të cilët edhe pse kanë tentuar t'a ndihmojnë, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pasi trupi është përfshirë nga rrjedha e lumit.
Adoleshenti është nxjerrë i pajetë që andej ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Vdekja e 16-vjeçarit nga Berzeshta ka shënuar kështu edhe viktimën e parë gjatë kësaj vere në rrjedhën e lumit Shkumbin, e cila frekuentohet së tepërmi gjatë stinës së nxehtë.
(m.a/BalkanWeb)