EULEX-i kryen bastisje ne komunen e Gracanices
Zyrtare te Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine bene te ditur se kane kryer bastisje ne komunen e Gracanices ne kuader te hetimeve per keqperdorim te detyres zyrtare. Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se bastisjet jane kryer ne Zyren e Kadastres Komunale. Hetimet kane te bejne me keqperdorimin e pozites zyrtare lidhur me regjistrat e rrejshem te privatizimit te disa ish ndermarrjeve shoqerore.
Policia eshte duke intervistuar kater persona nga kjo zyre.
Komuna e Gracanices me shumice serbe qe ndodhet jo fort larg Prishtines eshte nje nga kater komunat e reja te themeluara pas zgjedhjeve lokale te vitit 2009 te cilat ishin parapare me planin e krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari ne baze te te cilit eshte shpallur pavaresia e Kosoves.