Alush Lleshanakut, fundi i rezistencës së armatosur antikomuniste
23/06/2011 Nga mësues fizkulture në “rebel” kundër komunizmit, pinjoll i një familjeje të nderuar
ELBASAN- Pak kush ka dëgjuar për Alush Lleshanakun dhe për historinë e tij që i ngjan filmave të luftës së Hollivudit. Si një antikomunist i betuar mësuesi i fizkulturës që kishte mbaruar në Romë vendosi të ndërmarrë aventurën më të rrezikshme të jetës së tij duke dalë në male kundër komunizmit. Historia e Alush Lleshanakut të bën përshtypje pasi ai i kishte të gjitha mundësitë të largohej nga vendi, por nuk e bëri duke i bërë sfidë regjimit të tmerrshëm dhe duke luftuar deri në pikën e fundit kur edhe humbi jetën. Kjo figurë ka lindur në Elbasan në fshatin Bradashesh jo shumë larg qytetit të Elbasanit.
Jeta dhe arsimimi i Alush Lleshanakut
Alush Lleshanaku lindi në fshatin Bradashesh të Elbasanit në vitin 1913, një vit pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kur krismat e Luftës Ballkanike kishin nisur të dëgjoheshin edhe në Shqipërinë e Mesme. Atij i pëlqente shumë natyra, bukuria shqiptare, ndërsa sporti ishte dhe mbeti pasioni i tij. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu me sukses në shkollën e njohur të Normales së Elbasanit. Duhet theksuar se nga kjo vatër e ngrohtë kulture, mësuesie dhe atdhedashurie dolën figura të shquara të kombit shqiptar, ndër to edhe Alush Lleshanaku. Për shkathtësinë e suksesin e tij në procesin mësimor dhe miqësia që kishte xhaxhai i tij Sulejman Lleshanaku me Kryeministrin e asaj kohe, Shefqet Vërlacin, i mundësuan Alushit studime të mëtejshme në shkollën “La Farnesina”, të Romës, nga e cila u diplomua si mësues i edukatës fizike. Ai e ushtroi profesionin e tij si mësues në zonën e Shkodrës, ku në punën e tij ai udhëhiqej nga idetë patriotike dhe atdhedashuria, cilësi këto që ua përcillte edhe nxënësve. Falë përgatitjes së tij fizike profesori Alush Lleshanaku ngjitej shumë herë me nxënësit e tij në malet e thepisura të alpeve të Shqipërisë. Ai gjithmonë mbante në shpinë një çantë alpinistësh, me pajisje të kohës, ku bashkë me nxënësit e tij këndonin këngë patriotike të kompozuara nga kompozitorë shkodranë dhe elbasanas. Me një sjellje modeste prej intelektuali ai pritej ngrohtësisht nga të gjithë ata që e njihnin. Kultura, përgatitja dhe eksperienca e tij bënë që Alush Lleshanaku të bëhej idhull i rinisë shqiptare, por asaj shkodrane në veçanti.
Idetë demokratike
Tek Lleshanaku dalloheshin më së miri elementët e vizionit të tij, ku ndër të tjera ishin: ëndrra dhe dëshira e pashuar për një atdhe dhe shoqëri shqiptare pluraliste; Shqipëri përparimtare dhe demokratike; respektimin e votës së lirë të individit; zhvillimin e vendit sipas modelit të vendeve më të përparuara demokratike të Evropës Perëndimore dhe demokracisë së lirë të SHBA-së etj.
Alush Lleshanakun 28 nëntori i vitit 1944 nuk do ta gjente më me nxënësit e tij, por me pushkë në dorë, përkrah komandantit legjendar Mark Gjomarkut dhe shumë të tjerëve, në luftë të paepur me regjimin komunist që u vendos në Shqipëri. Përreth 25 muaj ai luftoi me forcat kriminale komuniste përgjatë maleve të Veriut të Shqipërisë e deri në Shqipëri të Mesme. Rezistenca e forcave të lirisë në malet e Shqipërisë së Veriut, ishte e ashpër e vendosur dhe e përhershme. Çdo ditë, orë e minutë ishte një luftë. Dokumentet theksojnë se qëllimi i misionit të tij fisnik ishte riorganizimi më i mirë dhe ruajtja e ndërlidhjeve të fijeve të shkëputura të çetave nacionaliste të rezistencës së armatosur, kundërkomuniste që vepronin ende me shpresën e madhe dhe guxim të pashoq, në malet e Mirditës dhe Shqipërisë së Veriut në përgjithësi. Alushi në këtë përpjekje titanike mjaft të rrezikshme nuk ishte vetëm. Këtij guximi të jashtëzakonshëm të tij i ishin bashkuar edhe nacionalistët e shquar kundërkomunistë Ndue Gjonmarku, Xhevdet Blloshmi dhe Ndue Melyshi. Për të realizuar misionin e tyre ata duhet të përshkonin me ilegalitetin më të madh një rrugëtim që nga zonat më të thella të veriut e deri në malet e Shqipërisë së Mesme të zonës së Elbasanit, ku vepronin rregullisht grupet e armatosura të çetës së armatosur nacionaliste. Në kushte jashtëzakonisht të vështira, jo vetëm të motit të ftohtë, por edhe me reshje këta nacionalistë ndiqeshin këmba-këmbës nga spiunët dhe forcat e sigurimit të Enver Hoxhës. Në një nga këto aksione Alushi mbeti i plagosur lehtë. Nga mbarimi i luftës e deri në dhjetor të vitit 1946 Alush Lleshanaku së bashku me antikomunistët e tjerë, Hamit Matjani, Azis Biçaku, Ali Qafën, Sadik Kaçin, Dem Tafani, Nuri Plakën etj. organizuan shumë herë aksione kundër makinës ushtarake komuniste në zona të ndryshme të vendit. Po në këtë kohë ai arratiset nga Shqipëria në Greqi, jo për të braktisur vendin, luftën dhe shokët e tij, por për të ripërtërirë forcat dhe për t’u rikthyer përsëri edhe më i përgatitur për të vijuar qëllimin e luftës finale, rrëzimin e komunizmit dhe vendosjen e rendit demokratik në Shqipëri. Më pas ai kthehet duke u hedhur me parashutë, falë guximit të tij dhe së bashku më tre burrat e fortë e të sprovuar në besnikëri si Ndue Gjonmarku, Xhevdet Blloshmi dhe Ndue Melyshie shkrinë jetën duke luftuar deri në frymën e fundit. Ai u vra në vitin 1950 duke mbyllur kështu rezistencën e fundit ndaj regjimit komunist në Shqipëri.
Komuna Bradashesh i vë emrin
shkollës “Alush Lleshanaku”
ELBASAN- Alush Llashanaku do të linte dy djem, të cilët sot ndodhen në Amerikë e pritet të vijnë në ditën e vendosjes së emrit të shkollës në Bradashesh të babait të tyre të panjohur deri tani dhe të pavlerësuar. Të afërmit Hajdari, Taulanti, Dylaveri dhe Nevruzi falënderojnë për nderimin që ju bë kësaj figure të harruar e të përbuzur me një kontribut të madh në luftën kundër komunizmit. “Jemi të nderuar që më në fund emri i Alushit i vihet një shkolle. Jemi të lumtur që fëmijët tanë do të marrin në fund të shkollës së tyre dëftesën që mban emrin e paraardhësit të tyre”. Kryetari i komunës Bradashesh tha se ka ardhur koha që të gjitha figurat të marrin vlerësim për kontributin e tyre. Alush Lleshanaku është një prej emrat që ka bërë histori për trimërinë e tij në të gjithë Shqipërinë”. Këshilli i komunës Bradashesh ka marrë vendimin një ditë më parë për t’i vënë emrin shkollës “Alush Llashanaku”. Ceremonia për vendosjen e emrit do të bëhet më 4 qershor në ditën e festës tradicionale të komunës Bradashesh ku pritet të vijnë edhe djemtë e tij nga Amerika pas shumë vitesh larg Shqipërisë.