Rimbursimi i kasave vijon sipas kësteve deri në 2012-ën
01/06/2011 Qeveria ka miratuar kompensimin për 43 bashki dhe 61 komuna. Deri në prill janë rimbursuar 333.6 milionë lekë
Rimbursimi i kasave fiskale do të vijojë deri në vitin 2012. Nëse nuk realizohet brenda katër kësteve të këtij viti, bizneset e vogla që janë regjistruar për të përfituar rimbursimin e kasave fiskale do ta përfundojnë me këstet e vitit të ardhshëm. Qeveria po vijon me çeljen e fondeve për kthimin e pagesave për kasat fiskale për të gjithë ata persona që plotësojnë formularin përkatës dhe kanë vendosur pajisjen fiskale deri në fund të muajit shkurt të këtij viti. Procesi ka nisur nga njësitë e qeverisjes vendore, qoftë bashki apo komuna, sipas vendimeve të qeverisë. Deri në fund të muajit prill rezulton të jetë përdorur një fond prej rreth 333.6 milionë lekësh në formën e subvencionit nga buxheti i shtetit, në buxhetet e njësive vendore. Më konkretisht këto fonde janë çelur nga fondi i kontigjencës për ruajtjen e deficitit të planifikuar në rreth 3.6 miliardë lekë për këtë vit, me qëllim kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël.
Njësitë vendore
Rimbursimi i biznesit të vogël për pagesën e pajisjeve fiskale do të bëhet nëpërmjet mospagesës së taksave vendore. Qeveria do t’u rimbursojë çdo formë financimi komunave e bashkive që vijnë nga rimbursimi i biznesit të vogël për pagesën e pajisjeve fiskale. Aktualisht qeveria ka marrë disa vendime për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, duke e çuar në 43 numrin e bashkive që përfitojnë subvencion dhe 61 komuna. Vendimi i fillimit të këtij muaji ishte për rimbursimin e 416,6 milionë lekëve si fond për 21 bashki dhe 25 komuna, i cili do të përballohet nga fondi i kontigjencës i vitit 2011. Ndërsa, vendimi i datës 25 maj parashikonte një fond prej 43,8 milionë lekësh. Ndërkaq, me qëllim koordinimin sa më të mirë të punës ndërmjet drejtorive rajonale të taksave dhe zyrave të taksave të bashkive dhe komunave, është vendosur detyrimi për rakordim të këtyre institucioneve brenda 30 ditëve nga afati i pagesës së këstit pasardhës të taksës së biznesit të vogël.
Kush përfiton
Që të rimbursohet pajisja fiskale duhet që subjekti të jetë biznes i vogël dhe blerja e pajisjeve të jetë bërë në shoqëritë e autorizuar. Vlera e rimbursimit për kasat fiskale është çmimi i kasës pa TVSH, po jo më i madh se 44 mijë lekë në rast se çmimi është më i vogël atëherë rimbursimi do te jetë çmimi i faktik i blerjes pa TVSH. Rimbursimi fillon nga kësti i tre mujorit të fundit të vitit 2010. Nëse nuk arrin të paguajë, vazhdon në këstin parë të 2011-ës, nëse dhe në këtë këst vlera nuk arrin rimbursimin e plotë, vazhdon edhe në tre mujorët e tjerë të vitit 2011. Nëse kësti që ka për detyrë të paguajë biznesi nuk është i barabartë me çmimin e kasës, atëherë vazhdon llogaritja edhe gjatë muajit 2012.