E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 mars 2008


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje   Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 4 mars  2008, hartoi dhe miratoi planin tri javor të punës së Komisionit, si dhe  shqyrtoi nen për nen projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa  në ligjin  nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" të ndryshuar".
Gjatë shqyrtimit të  projektligjit Për disa ndryshime dhe shtesa  në ligjin  nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" të ndryshuar",  ishin të  pranishëm në mbledhje Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Legalizimeve dhe Urbanizimit, Ferdinand Shehu dhe specialistet e kësaj agjensie, Liliana Hasani dhe Jeta Velaj.
Në përfundim,  projektligji u miratua nen  për nen me vërejtjet e propozuara nga relatori i mazhorancës, deputeti Ardian Kollozi.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 23 46 07)   Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton dy projektligje
Në mbledhjen e datës 4 mars 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat pati këtë rend dite:
1) Miratimi i kalendarit 3-javor të Komisionit.
2) Projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 9649, datë 27.11.2006 Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG Sh.a.
3) Projektligji Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së rishitjes së aksioneve të INSIG Sh.a. ndërmjet Ministrisë së Financave, që vepron në emër të shtetit shqiptar, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Ndërkombëtare për rindërtim dhe Zhvillim. Të dy projektligjet, lidhen me nevojën që ka dalë për shtyrjen e afatit të përcaktuar në ligj, për përfundimin e procedurave për identifikimin e investitorit strategjik, të pranueshëm për Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), të cilët janë aksionerë në këtë kompani.  Afati propozohet të shtyhet deri në 31 dhjetor 2008. Deputetët i miratuan të dy projektligjet me të gjitha votat pro, por ata theksuan, se ndryshimi i afateve ndikon negativisht në vlerën e kompanisë në momentit që do të privatizohet dhe procedurat e privatizimit duhet të mbyllen sa më shpejt.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 23 46 12.)   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›