7 prill 2008 - Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite: Shqipëria, nga vendet më të përshtatshme për investime.
Jemi të gatshëm të firmosim çdo marrëveshje bashkëpunimi që forcon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve tanë miq dhe konsiderojeni vendin tonë si vendin tuaj të dytë. Kjo ishte deklarata e bërë nga Kryetari i Parlamentit të arabisë Saudite, Salih Bin Abdullah Al Humeid që në fillim të takimit me Kryetaren e Kuvendit, Topalli, takim i paraprirë nga një seancë e gjerë diskutimesh konkrete dhe shumë të rëndësishme me Komitetin Parlamentar të miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri.
Njohja e Kosovës, inkurajimi i investitorëve për bashkëpunim, forcimi i marëdhënieve politico-ekonomike përmes dinamizimit të shkëmbimit të vizitave, ishin në fokus të seancës së diskutimeve.
Jam shumë i nderuar, që ju jeni sot këtu, duke realizuar dëshirën time për vizitën tuaj zyrtare në Arabinë Saudite, tha Kryetari Al Humeid.
Anëtarët e Komitetit të Miqësisë më informuan për takimin me ju dhe ishin të mahnitur nga bisedat miqësore dhe nga ajo çka u diskutua në takim. Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe ne si vend mik jemi shumë të kënaqur për zhvillimet pozitive në vendin tuaj.
Kryetarja Topalli tha se është kënaqësi shumë e veçantë për të dhe delegacionin shqiptar, që ndodhet në këtë vizitë në Arabinë Saudite, një vend mik e me një zhvillim ekonomik për tu admiruar. Vizita të tilla, theksoi ajo, forcojnë e i japin jetë bashkëpunimit reciprok.
Zonja Topalli tha se Shqipëria, si vend europian ofron mundësi të shumta bashkëpunimi ekonomik ndaj mirëpresim investitorët arabë të sjellin investimet e tyre në të gjitha fushat me interes për ta, në energjitikë, infrastrukturë, turizëm, apo pjesëmarrje në privatizimet e sektorëve strategjikë.
"Ne jemi në kërkim të vendeve ku mund të investojmë dhe Shqipëria mund të jetë padyshim vendi më i përshtatshëm për investime," tha Kryetari Al Humeid.
Kryetarja Topalli e njohu Kryetarin e Parlamentit të Arabisë me punën e Kuvendit dhe me zhvillimet politike e ekonomike në vendin tonë, duke nënvizuar fushat kryesore të reformave në vend, me përparësitë e politikës së jashtme, procesin e integrimit në BE dhe me marrjen e ftesës për antarësim në NATO, si një nga ngjarjet kulmore në historinë e demokracisë në Shqipëri. Lidhur me çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës, Kryetarja Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Arabia Saudite ka dhënë për popullin e Kosovës, gjatë krizës së vitit 1999, mbështje, vijoi ajo, që besojmë se do të vazhdojë edhe me njohjen e këtij shteti të pavarur. Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite tha se njohja e Kosovës është vetëm çështje kohe dhe popullit të shtetit më të ri nuk do ti mungojë mbështetja e Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e diplomacisë parlamentare, që bën të mundur që dy vende si Shqipëria dhe Arabia Saudite të nxisin marrëdhëniet politike dhe ekonomike me interes të ndërsjelltë. Kryetari Al Humeid pranoi me shumë kënaqësi ftesën që zonja Topalli i bëri për një vizitë të afërt zyrtare në Shqipëri.