E Diel, 1 Nëntor 2026

Glauku për herë të parë udhëheq Kuvendin e Kosovës

Për tri vjet të mandatit të legjislaturës aktuale, deputeti i Vetëvendosjes dhe nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk ka udhëhequr asnjë seancë plenare.

Për këtë ka raportuar gazeta “Tribuna” të enjten. Dhe pikërisht në këtë ditë, Konjufca ka reflektuar ndryshe duke u ulur në vendin e kryeparlamentarit.

Në sqarimin që ka dhënë për gazetën ai ka thënë se ka pasur raste për pak minuta ta udhëheq seancën e Kuvendit, por këtë e ka refuzuar me arsyetimin që një gjë e tillë kërkohej atëherë kur kryesuesi ishte lodhur apo kishte nevoja fiziologjike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›