E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cliff: Pa serbët Kosova nuk është Kosovë

Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë , Ian Cliff ka deklaruar se kthimi i serbëve të zhvendosur në Kosovë është një proces shumë i rëndësishëm, derisa ka thënë se “ pa serbët Kosova nuk është Kosovë”.

Cliff ka theksuar se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga zbatimi i Marrëveshjes.

“Ne duhet të shohim implementimin konkret në terren, nuk presim zbatim deri në hollësi, sepse ne e dimë se kjo nuk është e realizueshme. Duhet vendosmëri nga ana e Prishtinës dhe Beogradit për të finalizuar marrëveshjen”, tha Cliff.

Ai , poashtu ka vënë në dukje rëndësinë e zgjedhjeve lokale në veri, të cilat sipas tij do t’iu mundësojnë serbëve të zgjedhin përfaqësuesit legjitim të tyre.

Cliff i ka siguruar serbët e Kosovës se Britania e Madhe do t’i mbështesë ata dhe do të rris investimet në veri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›