E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po heshtin për masakrën e Dubravës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ka kritikuar institucione e Kosovës të cilat sipas tij nuk po interesohen që përgjegjësit për masakrën e Dubravës të dalin para drejtësisë.

Hasani ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk qanë kokën për këtë çështje, ndërsa edhe prokurorët po heshtin.

Ai poashtu ka kujtuar se që nga viti 2007 ekziston kallëzimi penal në Gjykatën e Pejës, por sipas tij, deri më tani nuk është marrë asnjë hap në këtë drejtim.

Deputeti Hasani ka thënë se nuk ka asgjë kundër serbëve, por se kërkon që të merren masa kundër përgjegjësve të Burgut të Dubravë në kohën kur ndodhi masakra./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›