E Martë, 3 Nëntor 2026

4 milionë pasagjerë në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Kampion në rajon, do kapërcejë tavani 6 milionë deri në fund të 2023

Shqipëria po shkon drejt shifrave rekord sa i përket numrit të pasagjerëve, të cilët qarkullojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e kthyer këtë të fundit në “aeroport kampion në rajon”.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga kryeministri, Edi Rama, nëpërmnjet një postimi në faqen e tij sociale në Facebook.    

Sipas kreut të qeveriusë shqiptare, deri tani 4 milion pasagjerë kanë qarkulluar në Aeroportin “Nënë Tereza”, që përbën një një rekord absolut, i cili, sipas tij, “flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë”.

“Kjo arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 milionë pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroport kampion në një rajon. E kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë.”- shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›