E Martë, 3 Nëntor 2026

Zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta biometrike, hapur edhe të shtunën

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njoftojnë se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht. 

Shërbimi do të ofrohet për të lehtësuar ripajisjen me dokumente udhëtimi të qytetarëve të kthyer në atdhe gjatë verës, të cilave u ka përfunduar afati i vlefshmërisë.

Procedura për aplikim për pasaportë biometrike merr vetëm pak minuta në zyrën e “IdentiTek” të çdo zone banimi.

Për të aplikuar, së pari duhet blerë kuponi tek çdo zyrë e Postës Shqiptare. Nëse aplikohet për herë të parë duhet plotësuar në e-Albania formulari i Policisë së Shtetit. Formulari nuk nevojitet kur dokumenti është për rinovim. 

Aplikimi për kartë ID kryhet në zyrën ku secili është banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për kartë ID mund të bëhet brenda pak minutave në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. 

Përmes kartës ID përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat Shqipëria ka marrëveshje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›