4 ndeshjet e tjera, “shkëlqen” Teuta-Elbasani

TEUTA (3) – ELBASANI (2)
Teuta-Elbasani mund të prodhojë një rokadë vendesh për durrsakët, duke synuar vendin e dytë në Kategorinë Superiore, në rast se fitojnë me kampionët në fuqi. Si Teuta ashtu dhe Elbasani po përjetojnë momente të mira. Teuta në tre takimet në shtëpi nuk ka fituar asnjëhere, por dhe nuk ka humbur: 3 barazime janë një tregues të paktën pathyeshmëri për ekipin e Starovës. Elbasani, me tri fitore rresht, por me vetëm një të tillë në tri ndeshje të zhvilluara jashtë fushës, synon vazhdimësinë e rezultatave për t'i presion Tiranës. BESA (8) - TIRANA (1) Tirana do të udhëtojë drejt Kavajës, ndaj një Besë që në 8 javë kampionat ka mundur të grumbullojë vetëm gjysmën e pikëve të kryesuesve aktualë të sezonit 2006-2007. Kjo është sfida nr. 117 midis dy ekipeve, dhe "pjata" e fitoreve bardheblu është gati pesëfish më e mbushur se ajo e verdhezinjve të Kavajës: 65 fitore Tirana, 13 fitore Besa. Të dy ekipet i fituan ndeshjet e fundit. Tirana fitoi 1-0 me Luftëtarin në shtëpi, ndërsa Besa me Flamurtarin 2-1. LUFTËTARI (7) – SHKUMBINI (6) Dy ekipe që ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh, nga 10, porme një ndryshim të dukshëm në ecurinë e kampionatit. Shkumbini do të kërkojë rezultatin e parë pozitiv pas katër humbjeve rresht, ndërkohë që Luftëtari është shumë efikas në shtëpi: 3 ndeshje, 3 fitore, dhe synon të katërtën në katër takimet shtëpiake. Interesant është fakti se asnjë nga 13 ndeshjet parardhëse midis tyre nuk ka përfunduar në barazim: 6 fitore Luftëtari dhe 7 fitore Shkumbini APOLONIA (12) – KASTRITOTI (11) Apolonia do të presë në shtëpi Kastriotin e Krujës me shpresën e fitores së parë në Kategorinë superiore. Fierakët renditen të fundit në tabelën e renditjes me vetëm katër pikë, ndërsa një fitore me formacionin krutan të Petrit Haxhisë, do t'i barazonte me pikë dy skuadrat. Apolonia ndihet plkotësisht superiore ndaj Kastriotit në planin e statistikave, kur në 9 ndeshje ka fituar 6 takime, ka barazuar 2 të tilla, ndërkohë që krutanët vetëm një të tillë. Kjo ndeshje do të luhet ditën e dielë. * Në kllapa vendet në renditje