Liria ngadhënjen ndaj Federatës

Nga Ejup LLUMNICA
Paralajmërimet e skuadrës së Lirisë së Prizrenit, që nëse FFK-ja nuk i heq dënimin (3 ndeshja pa shikues dhe 1500 euro dënim), do ta braktisë, futbollin, ka shtyrë Komisionin Disiplinor të shkallës së parë që në mbledhjen e fundit, në bazë të vendimit të Komisionit të shkallës së dytë t'i zbusë këto dënime. Pra, skuadra e Lirisë, do të jetë e dënuar me 1 ndeshje pa praninë e shikuesve (tashmë kjo ka përfunduar më Hysin), dhe me 800 euro (nga 1500 sa ishin më parë). Ndërkaq ndihmës trajneri i kësaj skuadre Bedredin Gjinali është dënuar me 3 muaj mosfunksionim të detyrës, sikurse edhe Selajdin Kume zyrtari Lirisë, i cili është dënuar me 2 muaj. "Komisioni në fjalë arsyetoi vendimin e vet me faktin se kjo ndeshje ishte e mbetur dhe duhej që lënda medoemos të shqyrtohet me c'rast dënimi u bazua në raportin e Vëzhguesit, raportin e gjyqtarit dhe përfaqësuesit të KF Trepca. Në ankesën e bërë nga KF Liria u paraqitën fakte të reja të cilat komisioni i analizoi me kujdes, e sidomos incizimin filmik. Komisioni është i vendosur që të marrë vendime të drejta dhe të pakompromise por edhe që Klubet të mos dëmtohen pa fakte dhe dënimi të jetë konform kundërvajtjes së kryer", thuhet në njoftimin e FFK-së