4 persona ne pranga, donin te grabisnin nje baxho
Një ngjarje qesharake ka ndodhur ditën e sotme ne fshatin Zeçisht të Devollit, ku katër persona të implikuar me njeri-tjetrin kanë tentuar të grabisnin një baxho. Mesa duket organizmi dhe synimi i tyre nuk ka rezultuar me sukses, pasi kanë hasur në qëndresën e shtetasit Petraq Miholli i cili ndodhej në baxho ato momente.
Policia bën të ditur se ka vënë në pranga Darlin Metoli, 19 vjec, Gerarld Kaso 18 vjec, Aleksander Taho 27 vjec dhe Gertion Zyfi 23 vjec. Tashmë të katër personat do te hetohen nga drejtësia.