Meta: Të fillojë rahabilitimi i shkollave
Ka përfunduar mbledhja ditore e Komitetit Ndërministror të Emergjencave për zonat e përmbytura të Shkodrës. Në fjalën e tij pas mbledhjes, zv/kryeministri tha se duhet të fillojë menjëherë rehabilitimi i shkollave. Meta gjithashtu bëri thirrje që të përfundojë sa më shpejtë riparimi i argjinaturave, duke i dhënë rëndësi parësore. Ndërkohë KESH ka bërë publike situatën e hidrocentraleve deri në orën 18.00 të ditës së sotme. Sipas të dhënave të KESH, në hidrocentralin e Fierzës prurjet kanë arritur kuotën e 630 metër kub/sek, ndërsa shkarkimet 438 metër kub/sek. Në Koman prurjet kanë shënuar 721 metër kub/sek dhe shkarkimet 653 metër kub/sek. Ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet kanë arritur në 666 metër kub/sek dhe shkarkimet 733 metër kub/sek.