E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kërkon heqjen nga rendi i ditës të ligjeve me 3/5-t

 Në seancën e sotme është parashikuar që në rend dite të jenë disa kode, si ai ajror apo detar, miratimi i të cilëve kërkon 84 vota, çka është e domosdoshme edhe vota e opozitës. 

Gjithashtu, në seancën e sotme janë parashikuar dy interpelanca, me ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Ministrin e Inovacionit, Genc Pollo. “Opozita ka kërkuar tërheqjen e ligjeve ndërkohë që mazhoranca ka kërkuar miratimin me ngulm të këtyre ligjeve”, theksoi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë rënë dakord për miratimin e kalendarit trejavor të Kuvendit. Miratimi i këtij kalendari është hedhur për votim në Parlament, ku është miratuar me 55 vota pro dhe 46 kundër.

Vlen të theksohet se në rend dite është futur edhe ligji për Gjykatën Administrative, ligj i cili qëndron më shumë se dy vite në Kuvend pa marrë dot votat e duhura të deputetëve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-22 11:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›