E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 policisët e vrarë, Basha: Ndihmë për familjet e tyre

Basha u ka dhuruar familjarëve medaljen e Dëshmorëve të Atdheut. "Do të mundësojmë sigurimin e të ardhurave derisa fëmijët e policëve të mbushin moshën madhore" u shpreh Basha.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë përkujtimore për katër efektivët e vrarë ishte i pranishëm edhe Ambasadori Amerikan, Withers. Ngjarja e rëndë e vrasjes së katër efektivëve të policisë ndodhi më 7 gusht, kur Dritan Dajti qëlloi mbi forcat e rendit, duke lënë pas katër viktima. Kështu nga ngjarja humbën jetën Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkallari dhe Kastriot Feska.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›