E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bllokohen dy trajlera me mallra kontabandë

Drejtori i doganës, Arben Ibro bëri të ditur, se, mallrat e padeklaruara brenda mjeteve të mëdha të transportit janë konstatuar falë pajisjes skaner, që është instaluar 16 muaj më parë në dalje të portit më të madh të vendit. Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar 820 celularë, 30 aparate celular I-fon, 200 kg tel saldimi, 3 mijë palë këpucë sportive dhe mallra të tjera të pa zhdoganuara, të cilat ndodheshin në automjete, së bashku me pjesën tjetër të mallrave të deklaruara. Vlera e mallrave dhe penaliteteve doganore arrin në 6.6 milion lek gjithsej.

Trajlerat mbërritën dje me traget nga porti i Barit (Itali) dhe për mallrat e sekuestruara, të cilat do të shkarkoheshin në Elbasan dhe Tiranë ,nuk ishte kryer asnjë proçedurë doganore. Burimet saktësuan se prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhërat e ndalimit për dy drejtuesit e automjeteve me mallra kontrabandë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›