4 premtimet e para të Gruevskit që do mbahen
SHKUP- Lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski, ka deklaruar se katër premtimet më të rëndësishme të bëra gjatë fushatës zgjedhore do të realizohen që në mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar.
Heqja e Tatimit për kompanitë me të ardhura vjetore deri në tre milionë denarë, zvogëlimi i TVSH-së për turizëm dhe vajit të papërpunuar ushqimor, ulja e çmimit të Kartonit të Gjelbër për veturat, si dhe lehtësim deri në 200 euro për të gjithë shtetasit që do të mjekohen jashtë vendit, do të jenë katër vendimet e para qeveritare, të cilat do të miratohen që në mbledhjen e parë të Qeverisë së re.
Mediat vendase bëjnë me dije se këto deklarata Gruevski i bëri mbrëmjen e djeshme para përkrahësve të partisë së tij me rastin e shënimit të 21 vjetorit të themelimit të saj.
Gruevski përmedi edhe negociatat për formimin e Qeverisë, mirëpo duke mos dhënë detaje mbi to, ndërsa burime pranë kësaj partie thanë se negociatat janë drejt finalizimit për formimin e koalicionit të ri qeveritar.
(e.m/ina/BalkanWeb)