E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, përmendorja e Aleksandrit do zvarrisë cështjen e emrit

SHKUP- Kriza ekonomike në Greqi nuk do të ndikojë në rrjedhën e bisedimeve Maqedoni-Greqi sa i përket çështjes së emrit.

Mediat vendase bëjnë me dije se ky fakt mund të ndikojë provokime te njëpasnjëshme të qeverisë së Maqedonisë me vendosjen e përmendores së Aleksandrit të Madh në Shkup.

Analistët politik mendojnë se me këtë veprim të qeverisë është ndikuar edhe opinioni ndërkombëtar, të cilët thonë se Maqedonia po rrënon pozicionin e vet për të zgjidhur çështjen e emrit.

Por, me qëndrim të kundërt ish-diplomati Sllobodan Çashule, në një situatë të tillë prioriteti i vetëm i Greqisë është dalja nga kriza, ndërkohë që duhet të pranojë propozimin e Maqedonisë për një emër vetëm për përdorimin ndërkombëtar.

Çashule vlerëson se vendosja e përmendores së Aleksandrit të Madh, mund të nxisë vetëm reagime emocionale të Greqisë, sepse për të reaguar në kuptim të vërtetë ajo duhet të jetë shtet dhe të ketë qeveri.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›