E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi, dënohen vëllezërit kosovar, falsifikuan pasaporta

PODGORICË- Gykata e Rrethit në Podgoricë dënoi dy shtetas nga Kosova për përfshirjen e tyre në falsifikimin e dokumenteve, malazeze.

Sipas njoftimit të autoriteteve malazeze, të dënuarit janë dy vëllezër kosovar Elvis dhe Liridon Kelmendi.

Mësohet se Elvisi 32- vjecar u dënua me rreth 1 vit burgim, ndërsa vëllai i tij Liridon 27 –vjecar me 7 muaj burgim, pasi akuzohen se kanë falsifikuar dhe shpërndarë pasaporta biometrike malazeze.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi theksoi se vëllezërit kishin ofruar dokumenta falso për nxjerrjen e pasaportave biometrike për klientë nga Kosova, ndërsa në këtë këtë vepër penale dyshohet edhe përfshirja e zyrtarëve të policisë malazeze.

Dy të rinjtë kanë deklaruar para gjykatës se kanë falsifikuar dokumente vetëm për to.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›