E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizelos: Greqia do të zvogëlojë deficitin dhe do rrisë kursimet

LUKSEMBURG- Ministri i ri grek i Financave, Evangjelos Venizelos premtoi sot se vendi i tij do t'i mbajë premtimet për kursime buxhetore dhe për zvogëlimin e deficitit, përpara një mbledhjeje të zonës euro themelore për shpëtimin e vendit nga falimentimi.

"Bëhet fjalë për një rast shumë të mirë për mua të konfirmoj angazhimin e plotë të qeverisë greke dhe vullnetin e palëkundur të popullit grek për të vënë në zbatim programin e rimëkëmbjes së financave publike i kërkuar nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar",- deklaroi Venizelos .

"Mund të arrijmë objektivat falë përpjekjeve të qytetarëve tanë dhe bashkëpunimit dhe ndihmës së partnerëve tanë",- shtoi ministri.

Ai u shpreh pas mbërritjes në Luksemburg për të marrë pjesë në një mbledhje me homologët e zonës euro, gjatë të cilës pritet të vendoset, për zhbllokimin e këstit të huasë për Greqinë në fillim të korrikut dhe për ta çuar më tej një program të ri ndihme me afat më të gjatë për vendin.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›