E Diel, 1 Nëntor 2026

4 presidentë në një ditëlindje/ Moisiu bën 80 vjeç. Në festë Alia, Meidani dhe Topi

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Alfred Mojsiu ka festuar ditëlindjen e tij të tetëdhjetë. Në ditëlindjen e tij ai ka mbledhur të gjithë presidentët e vendit që kanë qenë në detyrë pas vitit '90 përveç Sali Berishës. Në tavolinën kryesore festive ishin të ulur Ramiz Alia , Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu dhe presidenti në detyrë zoti Bamir Topi. Në fjalën e tij presidenti Alfred Mojsiu duke falenderuar të ftuarit, është shprehur se ndjehet krenar që në jetën e tij ka arritur të bëhet edhe stërgjysh. "Është e rëndësishme që në jetë njeriu të bëjë diçka për veten , për familjen dhe mbi të gjitha për kombin", u shpreh ai.
Të ftuar special në tetëdhjetë vjetorin e presidentit Alfred Mojsiu , përveç familjarëve miqëve dhe kolegëve të Mojsiut , ishin edhe shumë personalitete të larta të politikës, të medias dhe të biznesit në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›