E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peza: Duhet strategji për sigurinë kombëtare

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetëssim ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temë "sigurinë kombëtare". Drejtori i RTV, "Ora News" tha në fjalën e tij se vendi ynë ka nevojë për një strategji për sigurinë kombëtare. Ai theksoi se ylli polar i shqiptarëve ka qenë integrimi në NATO dhe BE, dhe në bazën e këtyre piketave duhet ngritur çdo element i sigurisë tonë kombëtare. Ai theksoi se hyrja në NATO na bën të kemi një dokument të sigurisë kombëtare, të ndryshme nga ajo që kishim përpara se të anëtarësohemi "Kjo sepse vendosemi nën suazën e NATO-s, ndaj edhe dokumenti i strategjisë sonë duhet të ishte koherent me këtë zhvillim", shtoi ai. Sipas Pezës, dokumenti i sigurisë kombëtare duhet të jetë orientues.
"Dokumenti për sigurinë kombëtare duhet të jetë orientues. Duhet realizuar një strategji për sigurinë kombëtare që do të na shërbejë gjatë", theksoi Alfred Peza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›