4 shkuan, 4 ranë

Edhe pse kanë mbetur dy ndeshje në fazën e grupeve, Chelsea, Porto, Manchester United dhe Bordeaux kanë siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore. Ndërsa Maccabi Haifa, Besiktas, APOEL Nicosia dhe Atletico Madrid i kanë thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve.
Në dy ndeshjet e Grupit A, fituan skuadrat mysafire: Juventus mposhti Maccabi Haifan 1:0 derisa Bayern Munchen u mposht nga Bordeaux me rezultat 0:2. Me këtë humbje gjiganti gjerman rrezikon eliminimin në fazën e grupeve.
Në Grupin B, Manchester United me mund fitoi një pikë ndaj CSKA Moskës, pasi ky takim ka përfunduar baras, 3:3. Ndërsa Wolfsburg e mposhti në udhëtim Besiktasin me rezultat të thellë, 0:3.
Në Grupin D, takimi ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseas përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2. Kurse, APOEL Nicosia e Altin Haxhit pësoi humbje në shtëpi krejt në fund të ndeshjes nga Porto me rezultat 0:2.
Në ndeshjen e Grupit C, Marseille e deklasoi Zurichin duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1. Për klubin zviceran në këtë takim kanë luajtur edhe dy shqiptarët Adrian Nikçi dhe Admir Mehmedi. Për këtë të fundit, kjo ishte ndeshje e parë që u paraqit në Ligën e Kkampionëve.
Ndërsa super-sfida e gjigantëve të futbollit evropian, ndërmjet AC Milanit dhe Real Madridit e zhvilluar të martën mbrëma në San Siro ka përfunduar pa fitues, pasi ky takim është përmbyllur me rezultat të barabartë, 1:1.
Skuadra spanjolle ka kaluar e para në avantazh prej 0:1, me golin që e ka shënuar Benzema në minutën e 29-të të takimit. Por, italianët e barazuan rezultatin në 1:1, në minutën e 35-të, me golin që e shënoi Ronaldinho nga penaltia.
Liga e Kampionëve
Grupi A
Rezultatet
Bayern Munich Bordeaux 0:2
Maccabi Haifa Juventus 0:1
Tabela ND PI
1. Bordeaux 4 10
2. Juventus 4 8
3. Bayern 4 4
4. Maccabi H. 4 0
Grupi B
Rezultatet
Man. Utd - CSKA Moscow 3:3
Besiktas Wolfsburg 0:3
Tabela
1. Man. Utd 4 10
2. Wolfsburg 4 7
3. CSKA Mos. 4 4
4. Besiktas 4 1
Grupi C
Rezultatet
Milan - Real Madrid 1:1
Marseille Zurich 6:1
Tabela
1. Milan 4 7
2. Real Mad. 4 7
3. Marseille 4 6
4. Zürich 4 3
Grupi D
Rezultatet
Atletico Madrid Chelsea 2:2
APOEL Nicosia Porto 0:2
Tabela
1. Chelsea 4 10
2. Porto 4 9
3. Atletico M. 4 2
4. APOEL 4 1