E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martoni: Ende të ndarë rreth Kosovës

“Njohja e pavarësisë se Kosovës është një çështje rreth të cilës ne në Evropë jemi të ndarë, këtë po e pranoj, dhe ne po bisedojmë”. Kjo ka qënë deklarata e Ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Janos Martoni, duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit në komitetin për politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Sa i takon pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Martoni u drejtohet se është e nevojshme që të njihet pavarësia e Kosovës.
 

“Ne kemi argumentet tona, por edhe vendet që nuk e kanë njohur thonë se i kanë argumentet e tyre. Ne nuk mund të ndërhyjmë nga jashtë, por iu themi se duhet të lëvizim në rastin e Kosovës” ka thënë Martoni, vendi i të cilit do të përmbyllë presidencën 6 mujore të BE-së pas disa ditësh.
 

Ai ka folur për procesin e zgjerimit të BE-së, si një proces me rëndësi strategjike, dhe ka thënë se suksesi i jashtëzakonshëm i Kroacisë, e cila se shpejti do të përmbyllë negociatat e anëtarësimit, shërben si një sinjal pozitiv për vendet e tjera të rajonit. Ai ka paralajmëruar se mund të ketë sukses edhe në rastin e Serbisë, Malit të Zi, dhe ndoshta edhe të Maqedonisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›