4 të pandehur për rrëmbimin e Remzi Hoxhës
Rrëmbimi i Remzi Hoxhës në vitin 1995, krim i pastër shtetëror.
Zbardhet ngjarja e Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia,biznesmenit të rrëmbyer në vitin 1995. Dosja e Hoxhës është çuar nga Akuza në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sot bëhet e ditur nga Prokuroria se ka katër të pandehur që duhet të paraqiten në Gjykatë për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, zhdukja e eshtrave të tij është konsideruar si një krim i pastër politik. Na fakt të përfshirë janë krerë të instituciuoneve shtetërorë. Të pandehurit janë Arben Sefgjini aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Ilir Kumbaro, Avni Koldashi, ish-shef i bazës së vëzhgimit të SHIK-ut dhe Budjon Mece ish-inspektor në SHIK.
Akuzohen se në bashkëpunim kanë rrëmbyer Remzi Hoxhën në mënyrë të dhunshme, e kanë torturuar në një ndërtesë të SHIK ku ai ka gjetur vdekjen.
Pavarësisht se personat që janë çuar në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka më shumë persona të përfshirë së këta të 4, por Prokuroria ka arritur të mbledhë prova vetëm për këta të 4.