Ekspertët e huaj kritikojnë transmetimet dixhitale në Shqipëri.
Ligji për transmetimet numerike që u miratua vitin e kaluar është kritikuar nga ekspertët e huaj. Ata janë të mëndimit se drafiti nuk garanton kalimin e sukseshëm nga transmetimet analoge në ato numerike, rrjedhimisht duhet rishikuar. " Ligji i miratuar në vitin 2007 nuk është i integruar me ligjin e vitit 1988, për radiot dhe televizionit në republikën e Shqipërisë."- tha Eddie Tadej, përfaqësuesi i këshillit të lartë të Autovizual francez. Ligji sipas tij nuk është i mjaftueshëm për procesin e dixhitalizimit. Po ashtu më shumë punë në procesin e dixhitalizimit ka kërkuar dhe Helmut Lohan, ambassador i KE-së në Shqipëri. Ai tha : " ligji i vitit 2007 u hartua me asistencën e ekspertëve të bashkimit europian dhe pjesa më e madhe e propozimeve të tyre u përfshinë në këtë draft. Por ne presim që Shqipëria të mbështetet tek ekspertiza që mund të japim për një legjislacion gjithëpërfshirës të transmetimeve numerike."