PS- Arsimi i Lartë në kaos
Studentët janë në kaos për sa i përket informimit të tyre për tregun e punës. Ka qenë Partia Socialiste ajo që ka folur në lidhje me këtë fenomen. Duke folur për arsimin e lartë PS-ja bën të ditur se për studentët që përfundojnë studimet e larta nuk ka treg pune të profilizuar. Jo vetëm kaq por nga Ministria e Arsimit nuk ka informacion për tregun e punës në lidhje me arsimimin e profilizuar për të cilën të rinjtë diplomohen.
Po nga selia rozë mësohet se mungesa e informacionit është edhe për studimet pasuniveristare, për ata studentë që duan të bëjnë master apo të specializohen më shumë në profilin e tyre. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka asgjë të konkretizuar për sa i përket studimeve pasuniversitare.