Grabitet xhamia e vjetër e Korçës
Arka e xhamisë së vjetër e Iljaz bej Mirahorit në Korçë është grabitur. Ndërkohë që është arrestuar një 18-vjeçar K.Izeti, i cili kishte vendosur të pasurohej duke vjedhur arkën e xhamisë së vjetër.
Por ai nuk ka arritur ta çojë deri në fund planin e tij pasi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit në flagrancë, ndërsa ndodhej në brendësi të xhamisë së vjetër duke grabitur të hollat.
Nuk është hera e parë që objektet e adhurimit bëhen pre e grabitjeve në qytetet e vendit, pasi vetëm pak ditë më parë është arrestuar një i ri nga fshati Dvoran, pasi kishte vjedhur 4 objekte kulti.